close
3392E28B-3E40-4DBD-9749-EF1049589EF9

MJEKËT APELOJNË SHMANGIE NGA RREZET E DIELLIT


Ndryshimet klimatike gjatë periudhës së fundit  kanë ndikuar  në shëndetin e qytetarëve sidomos tek pacientët me sëmundje kronike, kardiovaskulare, diabetikët, sëmundje e veshkave si dhe ato aromatike dhe në veçanti për kategorinë të cilët ndikohen shpejt fëmijët. Mjekët apelojn deri tek qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temparaturat e larta si dhe shmangjen e panevojshme të daljes në rrezet e diellit,

Numri i pacientëve të cilët paraqiten në ndihmën e shpejtë për të kërkuar ndihmë mjeksore gjatë kësaj periudhe ka qenë normal kështu vlerëson Gent Neziri nga urgjenca në Tetovë.  Sipas tij në këtë periduhë më shumë janë prezente virozat si dhe rastet e dehidrimit.

GENT NEZIRI – MJEK 

“Pacientët zakonisht vin këtu të dehidruar me vjellje dhe me diare…. Po janë reagimet e zakonshme të cilat i ndjekim edhe edhe aplei i mjeve i cili është i çdo vjetshmë sa i përket kësaj, dmth është sasia më e madhe e lëngjeve, largimi nga hapsirat e hapura sidomos të kenë kujdes per personat të cilët janë në moshën e shtye.”

Ndryshe meterologët paralajmërojnë që moti i ngrohtë do vazhdojë edhe sot në vend ndërsa prej nesër në mëngjes ulje të temperaturave. Por përsëri prej të enjten sërish kthehen temperaturat mbi mesatere të cilat do të arrijnë 42 gradë Celsius. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia