Rritje e rasteve me Covid-19 në botë

MUTACIONI I VARIANTIT BA-4 DHE BA-5 DERI MË TANI MË INFEKTUESI

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Statistika më e re tregon se gjatë javës së kaluar në Britaninë e Madhe ka pasur dyfish më shumë të infektuar me virusin korona në krahasim me javën e parë të qershorit. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në vend është 2,3 milionë, por rritje kanë raportuar edhe mbi 100 vende në botë. Në Australi pritet vala e tretë e koronës, ndërsa Gjermania, Italia dhe Holanda sërish urdhërojnë mbajtjen e maskave në transportin publik. A do të thotë kjo se edhe kjo verë do të “shkatërrohet” dhe sërish spitalet do të jenë nën presion si gjatë dy viteve e gjysmë të kaluara? Ka raste më të rënda, por shumica e pacientëve kalojnë me pasqyrë të lehtë klinike, shprehin bindjen mjekët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më shumë se 100 vende në botë kanë raportuar rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19. Për vetëm një javë për 30% ka më shumë raste pozitive në Britani të Madhe, që sërish e ka ngritur alarmin tek autoritetet shëndetësore. Variantet që përhapen shpejt, BA-4 dhe BA-5, janë nënvariante të Omicron, i cili u tregua rezistent ndaj sistemit mbrojtës natyror të njerëzve, por edhe ndaj vaksinave. Udhëtimet masive për pushime vjetore në botë, si dhe grumbullimet e mëdha, festat, festivalet ose protestat sërish e hapin derën për një valë të re të koronës, thonë mjekët. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thekson se pandemia nuk ka kaluar.

“Të shkaktuara nga variantet BA-4 dhe BA-5 është në rritje numri i të infektuarve. Në 110 vende ka shkaktuar rritje prej 20% në nivel global, edhe pse pasqyra globale duket relativisht stabile. Pandemia ndryshon, por nuk ka përfunduar.” – thotë Tedros Gebrejesus, OBSH.

Australia gjithashtu shënon rritje të numrit të të infektuarve, madje paralajmëron valë të tretë në javët që vinë. Disa vende, si Italia, Gjermania dhe Holanda sërish urdhërojnë mbajtjen e maskave në transportin publik, ndërsa autoritetet shëndetësore sërish bëjnë thirje për vaksinim me doza “buster”. Ajo që i shqetëson shkencëtarët është fakti se varianti Omicron zbulohet dhe ndiqet më vështirë dhe kjo i ul shanset që të parashikohet në çfarë drejtimi do të ecë pandemia në të ardhmen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share