close
Sport

Rroga e Pogba trazon United

pogba.jpg

Një pjesë e futbollistëve janëe zemëruar me ofertën e majme që klubi i ka bërë francezit të rinovojë

E ardhmja e Paul Pogba është e paqartë te Manchester United. Drejtuesit e klubit po përpiqen që ta bindin 29-vjeçarin që të rinovojë, e i kanë bërë atij një ofertë të jashtëzakoshme. Nëse pranon që të firmosë, mesfushori francez do të përfitojë 600 mijë Euro në javë.

Por kjo shifër e çmendur ka sjellë pakënaqësi te disa futbollistë të “Djajve të kuq”, të cilët e konsiderojnë të ekzagjeruar një ofertë të tillë. Disa prej yjeve të ekipit mendojë se Pogba nuk e meriton një pagesë të tillë, nisur nga paraqitjet e tij në fushë, por edhe nga mungesa e dedikimit karshi klubit me kontratën që mbyllet në fund të sezonit.

Nëse pranon, 29-vjeçari do të bëhet futbollisti më i paguar i Premier Ligës. Paga bazë do të jetë 480 mijë Euro, e pjesa tjetër bonuse që në total sjellin pagesën e çmendur.

Aktualisht francezi paguhet 350 mijë Euro në javë. Klube të tjera të interesuara për mesfushorin janë edhe PSG-ja e Juventusi. Vendimtare për të ardhmen, do të jetë pagesa që klubet do t’i ofrojnë francezit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia