Rrufeja ‘godet ‘ Shtëpinë e Bardhë

Storm clouds roll over the White House, Thursday June 20, 2019, in Washington. (AP Photo/Jacquelyn Martin)

Rrufeja  ‘godet ‘ Shtëpinë e Bardhë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një rrufe e fuqishme ka goditur një park të vogël përballë Shtëpisë së Bardhë, duke lënë të plagosur 4 persona.Të plagosurit  janë dërguar në spitale për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dy burra dhe dy gra ishin në Lafayette Park në Uashington DC gjatë  stuhisë së  dhunshme kur u goditën.

Për shkak të afërsisë së parkut me selinë e presidencës amerikane, anëtarët e shërbimit sekret ishin ndër personat e parë që dhanë ndihmën e parë për të plagosurit.

Pas incidentit, një pjesë e parkut mbeti e mbyllur, me shërbimet e urgjencës që ishin  në vendngjarje.Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi në këtë zonë mbrëmjen e së enjtes.

Sheshi Lafayette është një park publik prej shtatë hektarësh direkt në veri të Shtëpisë së Bardhë. Parku mbushet shpesh  me vizitorë, veçanërisht gjatë verës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share