close
Top LajmeVendi

“RRUGA E MËNDAFSHIT”: BE-JA DHE KINA ME INVESTIME TË NJËJTA

Screenshot_5

“Bertelsman”: Perceptimi që favorizon Kinën – i pabazuar


Studimi i kryer nga fondacioni gjerman “Bertelsman” tregon se investimet evropiane nuk ngelin pas atyre kineze në rrjetin e rrugëve të quajtur “Rruga e re e mëndafshit” që Pekini e zhvillon si model për përparim ekonomik të vendeve në të cilat dëshiron të ketë ndikim. Vendet perëndimore nuk e fshehin shqetësimin e tyre për shkak të ambicies kineze dhe kërkojnë përgjigje. Por studimi i Bertelsman tregon se nga viti 2013 deri në vitin 2017 investimet perëndimore në këto vende janë për një nuancë më të lartë se ato kineze, krahas perceptimit plotësisht të kundërt te një pjesë e madhe e opnionit.

Analiza krahasuese për investimet perëndimore dhe kineze në vendet e të ashtuquajturës “Rruga e re e mëndafshit”, e përpunuar nga organizata gjermane Bertelsman, saktëson se nga viti 2013 deri në vitin 2017 Perëndimi ka investuar gjithsejt 290 miliardë dollarë, ndërsa Kina rreth 284 miliardë. Kjo e ka ndryshuar plotësisht perceptimin e përhapur në opinion se investimet kineze në të vërtetë janë shumë më të mëdha. Në grupin “Rruga e re e mëndafshit” janë analizuar 25 vende nga Lindja e largët aziatike, si Indonezia, Laosi dhe Butani, Azia Qendrore – Pakistani, India, Afganistani dhe Kirgistani, deri në Moldavi, Hungari, Serbi dhe Shqipëri – në Evropë si dhe Maroko, Tanzania dhe Nigeria në kontinentin afrikan.

Në grupin e vendeve ku BE ka investuar më shumë se Kina është edhe Serbia, me rreth 10 miliardë dollarë investime nga Perëndimi, në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2017, dhe është shumë më pak Kina, në krahasim me paralajmërimet e mëhershme nga Pekini.

Sipas studimit të “Bertelsman” serbët besojnë se investimi i BE-së është 24 njësi matëse, ndërsa ai realisht është 60, dhe e kundërta, se investimet nga Rusia dhe Kina janë prej 20 deri në 24 njësi matëse, ndërsa numri real është vetëm 1. Analiza sugjeron se në pjesën më të madhe të vendeve të përmendura nga “Rruga e re e mëndafshit”, si India, Vietnami, Afganistani, Egjipti dhe Nigeria, investimet nga Perëndimi janë shumë më të rëndësishme se ato kineze, edhe pse në debatet publike edhe më tej roli i Kinës shfaqet si “një tullumbace e fryrë”. Kina në mes tjerash investon edhe në vendet e BE-së, gjë që ndonjëherë u përshtatet kritikuesve nga radhët e saj të cilët Kinën e llogarisin si partner më të mirë. I këtillë është rasti me Hungarinë – ku debati është shumë më i ndryshëm nga shifrat reale.

“Vendet evropiane dhe perëndimore janë burim shumë më i rëndësishëm i financave për Hungarinë, se sa është Kina. Por rëndësia e BE-së për ekonominë hungareze mund të zvogëlohet dukshëm, dhe të zëvëndësohet me atë kineze, në qoftë se marrëdhëniet e Hungarisë me pjesën tjetër të BE-së përkeqësohen dhe BE-ja i ndërpret transferimet financiare.”

Përfundimi i studimit të “Bertelsman” sugjeron se Bashkimi Evropain, posaçërisht Gjermania, duhet që institucionet, teknologjitë, modelet e biznesit dhe sistemet e vlerave të saj t’i paraqesë në masë të madhe si alternativë të ofertës kineze në vendet nga “Rruga e re mëndafshit” dhe me këtë të ketë dobi shumë më të madhe publike dhe diplomatike. BE-ja në këto vende do të duhet të vendosë standarde të cilave duhet t’u përmbahen më tej edhe investitorët kinezë. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia