close
Top LajmeVendi

“RRUGËTIMET” GAZETARESKE TË ALUSH KAMBERIT

Screenshot_5

“Gazetaria të mban në ankth”, kështu nis libri “Rrugëtimet e mia” nga Alush Kamberi, i njohur si publicist, gazetar, shkrimtar, e poet. Ai në programin e mëngjesit Happy Day, foli për subjektin e këtij libri ku përmbledh 50 vite karrier, me një fjalë, një jetë, para dhe prapa kamerave, apo një jetë shtegëtimi nëpër botë.

Libri “Rrugëtimet e mia” e autorit Alush Kamberi përfshin 36 reportazhe, e secili ka një fat njeriu, ku bënë pjesë drama, jeta dhe historia. Ideja për realizimin e këti libri ishte rrumbullaksimi i të gjitha dokumentareve, reportazheve të realizuara në television për gati pesë dekada, kështu u shpreh autori Alush Kamberi në programin Happy Day.

Karriera e bujshme e Kamberit përfshin mbi 400 materiale të ndara në dokumentar dhe reportazhe. Në veçanti intervistat e ndryshme të realizuara me personalitete të mëdha shqiptare, siç është Nënë Tereze.

Ndryshe Alush Kamberi njihet si doajen i gazetarisë i cili për pesë dekada nuk ju nda këtij profesioni, hapat e parë në gazetari i filloi që në vitin 1967 në redaksinë e TV Shkupit ku për herë të parë filluan emisionet në gjuhën shqipe në të gjithë hapësirat shqiptare. /Lindita Aliu/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia