close
Rajoni

RRUGËTIMI POLITIK I VJOSA OSMANIT

98FB4B90-13E3-40D3-830B-1B1301BD8F6C

“NË POLITIKË ASNJËHERË NUK THUHET KURRË”


Në politikë asnjëherë nuk thuhet kurrë. Vjosa Osmanit që aktualisht ushtron detyrën e presidentes, iu deshën katër vjet për të provuar këtë.

VJOSA OSMANI – KANDIDATE PËR PRESIDENTE 

Shqipe po më vjen interesant sa shumë të paskan dhimtë këto replikat tona me PDK-në. Vërtetë je ka e dëshmon katërcipërisht që jeni po ai brumi I njejtë.Vetëm shiko sa ish deputetë të PDK-së ke përreth, sa ish LPK-istë ke  përreth dhe do ta marrësh përgjigjen se unë e Lumiri sot e kurrë nuk do të vijmë në Vetëvendosje.

Por pas më pak se katër vjetësh Vjosa Osmani e gjeti veten duke nënshkruar marrëveshjen për të hyrë në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ishte përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës pasi kishte kundërshtuar fuqishëm prishjen e koalicionit LVV-LDK, nuk e kishte votuar fare qeverinë Hoti dhe kritikonte në vazhdimësi partinë e saj.

Ndonëse nuk pajtohej me politikat e partisë ku ishte ajo vazhdimisht këmbëngulte se do të qëndronte në parti për ta reformuar atë.

Në debat plus vite më parë ajo kishte thënë se nëse nuk është në LDK do të largohej nga politika.

VJOSA OSMANI – KANDIDATE PËR PRESIDENTE

Krejt karriera ime politike lidhet me LDK-në dhe do të lidhet vetëm me LDK-në, kurrë asnjëherë në asnjë parti tjetër. Në ditët që unë nuk jam në LDK nuk jam as në politikë. Kaq. Aty unë e përfundoj karrierën time politike.

Vjosa Osmani aktualisht është kandidate për presidente për zgjedhjet e 14 shkurtit ndërsa rival ka Ramush Haradinajn e AAK-së. Megjithatë zgjedhjet e 14 shkurtit janë zgjedhje parlamentare nga të cilat zgjedhen deputetët dhe votohet qeveria. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia