close
Vendi

RRUSHI I BOJANËS – PRODHIM AUTENTIK VENDOR

Sequence 01.00_06_29_05.Still001

FESTIVALI SHPRESË PËR PROMOVIMIN E RRUSHIT JASHTË KUFIJVE TË VENDIT


Festivali I Rrushit të Bojanës nga viti në vit merr formën e një organizimi dinjitoz për të promovuar vlerat autentike të këtij prodhimi që nuk e gjen askund tjetër… Organizatorët me xhelozi kanë ruajtur këtë traditë dhe dëshirojnë që edhe më tej ta kultivojnë.

“Ka vreshtarë që kanë bërë rrushin special për Festivalin, gjithcka që është këtu në fund do të provohet dhe shijohet. Kemi llojin e rrushit të bardhë dhe të zi”. tha Azra Ramadani nga Stafi Organizativ i Festivalit

Kanë qenë vitet e 50-ta të shekullit të kaluar kur ka filluar kultivimi I rrushit në këtë nënqiell. Më të moshuarit flasin me krenari për këtë nismë.

“Ne me rrush meremi që nga viti 1958. Shkaktarë ishte Selim Imeri me shokët e tij. Na I solli “shermenet” prej Sllovenie, I bëmë vreshtat dhe I mbollëm. Prej vitit 1958 merremi me rrush”. thotë Iljaz Dauti, Vreshtar nga Bojana

Si kulturë bujqësore vreshtaria mori hov në Bojanë dhe u zhvillua nëpër të gjitha familjet duke sjell benefite të shumta në të gjitha sferat. Por, me kalimin e kohës, kjo veprimtari, sikurse edhe shumë tjera të ngjashme, po përballet me mungesë plasmani.

“Unë kam 5000 m2, dy mijë rrënjë vreshta. Kanë I gjithë fshati. Tash ka mbet një pjesë e vogël që e punojnë rrushin. Atëherë shteti na e merrte rrushin. Tash s`kemi shtet , s`ka plasman për ta shitur dhe s`kemi ku e cojmë. Njerëzit janë demoralizuar, s`kanë vullnet ta punojnë”

Por, ja që Festivali I Rrushit që organizohet në këtë vend, ka bërë që ky prodhim bujqësor të njihet edhe në vise tjera. Vreshtarët shpresojnë se kjo do të ndikojë edhe në mirëqenien e tyre ekonomike.

“Rrushin e Bojanës e ka njohur vetëm Tetova. Prej se ka filluar ky festival, është rritur pak shitja. Tash rrushi I Bojanës njihet nga e gjithë bota”

Falë kontributit të të rinjve dhe të rejave të fshatit Bojanë, ky Festival tashmë po merr përmasat e një ngjarjeje të rëndësishme në sferën e kultivimit të kulturave bujqësore. Organizatorët sigurojnë se kjo traditë do të vazhdojë.

“Sot janë me dhjetëra të rinj dhe të reja bojanase dalëzotës të idesë së Festivalit. Prandaj jam I bindur se Festivali do të rritet shumë e më shumë në vitet që pasojnë. tha Organizatori i Festivalit, Agim Selami.

Festivalin e begatoi edhe programi artistik I Shoqërive Kulturo Artistike “Jahi Hasani nga Cegrani I Gostivarit,”Duflla” nga Rashçeja e Shkupit, dhe “Drita e Dervenit” nga Saraji.

I ruajtur me tradita të shumta, organizatorët thonë se Rushi I Bojanës është prodhim autentik I cili sot e kësja dite nuk gjen përdorim në prodhimtarin e verrërave duke e bërë atë “hallall” në të gjitha sferat.

“Ruani Shëndetin, rrushin e ëmbël e ruajmë Ne” – ishte motoja e Festivalit, mbase një mesazh I qëlluar në kohën kur I gjithë vendi përballet me sfidën e pandemisë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia