close
Bota

RUSI: 16 TË VDEKUR NGA RRËZIMI I AEROPLANIT

rus

Një aeroplan me të cilin udhëtonin më shumë se 20 parashutistë është rrëzuar sot pranë qytetit Menzelinsk në Republikën e Tatarstanit të Rusisë. Mediat vendase bëjnë me dije se 16 persona kanë vdekur, duke përfshirë dhe 2 pilotë dhe 7 të tjerë janë plagosur.Një zyrtar i Ministrisë së Emergjencave tha për mediat se avioni L-410, i cili i përkiste një klubi ajror lokal, ra në tokë menjëherë pas ngritjes. Trupi i tij u shkatërrua nga goditja, ndërsa pjesa e bishtit mbeti kryesisht e paprekur./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia