close
Sport

RUSI: DE BIASI – PRETENDENT PËR STOLIN E SPARTAK MOSKËS

de biasi

Strategu Italian i Shqipërisë, Xhani De Biasi si duket po joshet nga disa oferta nga vendet jashtë Shqipërisë. I tillë është rasti i Spartakut të Moskës, që e ka përfshirë trajnerin e Kombëtares kuqezi në listën e kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës.

Rusët janë vënë në kërkim të një drejtuesi të ri për stolin, pas dorëheqjes së Dmitri Alenichev, si rezultat i eliminimit të skuadrës nga Moska nga Europa League përballë qipriotëve të AEK Larnaca. Për momentin, Spartaku i është besuar përkohësisht një tjetër italiani, Massimo Carrera, ish-koordinatorit teknik të Juventusit dhe Italisë.

Por, megjithë interesin nga 9 herë kampionët e Rusisë, Gianni De Biasi duket tërësisht i përqendruar te edicioni i ri i Shqipërisë, me grumbullimin që do të nisë në fundin e këtij muaji, ku pas miqësores së 31 Gushtit ndaj Marokut, kuqezinjtë do të nisin eliminatorët e Botërorit “Rusi 2018”, me ndeshjen e parë të Grupit G, që do të luhet më 5 Shtator ndaj Maqedonisë në stadiumin e rikonstruktuar të Shkodrës. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia