close
Bota

RUSI-KOMPANIA AJRORE:VETËM NJË SULM I JASHTËM SHPJEGON RRËZIMIN E AEROPLANIT

no thumb

Avioni Airbus A321, i cili u rrëzua të shtunën në Egjipt ishte në gjendje shumë të mirë teknike dhe vetëm një ndërhyrje e jashtme mund të shpjegojë rrëzimin e avionit charter, njoftoi sot një drejtues i kompanisë ajrore Metrojet, duke hedhur poshtë hipotezën e një gabimi njerëzor.

“Avioni ishte teknikisht në gjendje shumë të mirë”, deklaroi gjatë një konference shtypi Alexandre Smirnov. Ne përjashtojmë mundësinë e një mosfunksionimi teknik ose të një gabimi të pilotimit”, shtoi ai duke vënë theksin se mundësia e vetme mbetet një ndërhyrje nga jashtë”, tha ai pa saktësuar llojin e veprimit ose të faktorit që mund ta kishte shkaktuar incidentin.

Avioni i kompanisë Metrojet, i cili i përket transportuesit Kogalymavia, u rrëzua në Sinai të shtunën në mëngjes 23 minuta pas ngritjes së avionit nga pista e stacionit balnear të Charm el-Cheikut me destinacion Shën-Petersburgun. Fatkeqësia më e rëndë e përjetuar ndonjëherë nga Rusia, ku humbën jetën 224 persona. /Agjencitë e lajmeve/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia