close
Bota

RUSI: LIDERI I OPOZITËS S’LEJOHET TË LARGOHET NGA VENDI

1490551961Alexei-Navalny-arrested

Navalny, figura më e shquar e opozitës së Rusisë, po përpiqej të fluturojë drejt Frankfurtit, për të shkuar më pas në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku gjykatësit duhet të vendosin të enjten nëse ndalimet e tij të shumta nga policia në Rusi kanë qenë të motivuara politikisht apo jo.

Rojet kufitare e arrestuan Navalnyn ndërsa ai u përpoq të kalonte përmes kontrollit të pasaportave në aeroportin e Domodedovës në Moskë dhe i komunikoi se nuk mund të largohej për shkak të një vendimi nga Shërbimi i Përmbarimit Federal. Rusëve mund t’u ndalohet të largohen nga vendi nëse kanë gjoba apo borxhe të papaguara. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia