close
Bota

RUSI: MILITANTË TË VRARË NË DAGESTAN

russ_8101

Tetë anëtarë të një grupi të armatosur militant dhe një polic janë vrarë në përleshjet në rajonin e trazuar, Dagestan, kanë thënë sot zyrtarët e Rusisë.Komiteti Kombëtar për Kundërterrorizëm tha se tre oficerë të Shërbimit federal të sigurisë janë plagosur gjatë përleshjeve, në një hapësirë fshatare në jug të kryeqytetit rajonal, Mahaçkala.

Agjencia Interfax i ka cituar zyrtarët e sigurisë që kanë thënë se operacioni i policisë kishte vazhduar në hapësirat e afërta malore, me synimin që të çrrënjosen militantët e mbetur. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia