Rusia balancon humbjet; vëllimet e karburanteve u ulën, por janë rritur çmimet

Pavarësisht sanksioneve evropiane, Moska duhet të fitojë ende shumë para falë shitjes së karburanteve të saj fosile.

Rusia ka mbledhur 93 miliardë euro të ardhura pas 100 ditësh luftë. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga CREA (Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër) vëllimet janë ulur, por rritja e çmimeve po e kompenson këtë rënie. Sipas studimit çmimet e eksportit do të ishin 60% më të larta se vitin e kaluar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të dhënat dhe raportet më të fundit që ne kemi sugjerojnë se Rusia po fiton në ditë rreth 1 miliard euro nga eksportet e lëndëve djegëse fosile, globalisht, ku një pjesë e madhe është treg evropian. Vlerësimet janë se kjo luftë po i kushton Rusisë edhe rreth një miliardë euro në ditë. Pra, ka njëfarë barazie midis asaj që Rusia merr çdo ditë në importet e energjisë dhe asaj që shpenzon për financimin e luftës së saj”, thotë Ben McWilliams, studiues në institutin Bruegel.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share