close
Bota

RUSIA “BASHKON” USHTRINË ME BJELLORUSINË

54369752_303

Pas takimit me Presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, shefi i Kremlinit, Vladimir Putin tha se të dy vendet do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake vitin e ardhshëm. Manovrat masive, sipas tij, ishin propozim i Lukashenkos dhe ka të ngjarë të ndodhin në muajt shkurt ose mars, ndërsa detajet do të finalizohen më vonë. Dy vendet zhvilluan manovra të ngjashme në muajin shtator, në të cilat u përfshinë gati 200 mijë trupa e qindra automjete dhe pajisje ushtarake. Stërvitja shkaktoi shqetësim në Ukrainë e vende të tjera europiane sepse u zhvillua shumë pranë kufijve të BE-së./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia