close
Bota

Rusia dëbon 45 punonjës të ambasadës polake

17804930_101

Ministria e Jashtme e Moskës ka bërë të ditur se Rusia ka dëbuar 45 punonjës të ambasadës dhe konsullatës polake.

Ministria tha se anëtarët e stafit ishin shpallur “persona non grata” në përgjigje të dëbimit nga Varshava të diplomatëve rusë nga Polonia muajin e kaluar.

Në Mars, Ministria e Jashtme e Polonisë tha se 45 diplomatë rusë ishin urdhëruar të largoheshin nga vendi pasi dyshoheshin se punonin për inteligjencën ruse, akuza të cilat Rusia pretendonte se ishin të pabaza./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia