Rusia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për të lejuar eksportin e grurit

Rusia dhe Ukraina kanë nënshkruar marrëveshjen për të rihapur portet e Detit të Zi të Ukrainës për eksportet e grurit. Kjo marrëveshje konsiderohet historike që prej kohës së nisjes së luftës nga ushtria ruse në territorin ukrainas.

Për të arritur në këtë marrëveshje janë dashur 2 muaj bisedime me ndërmjetësimin e OKB-së dhe të Turqisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me rinisjen e eksporteve të grurit nga Ukraina, kjo marrëveshje synon të lehtësojë edhe eksportin e grurit nga Rusia pavarësisht sanksioneve të shumta që janë vendosur ndaj Moskës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se kjo marrëveshje i hap rrugën eksporteve të konsiderueshme të ushqimit nga tre portet kryesore të Ukrainës, ai i Odesës, Chernomorsk dhe Yuzhny.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur për të lejuar eksportin e grurit ukrainas, në lindje të vendit vazhduan luftimet pa ndërprerje. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share