close
Bota

Rusia do t’i heqë dritat Finlandës

energji

Eksportet e energjisë elektrike nga Rusia në Finlandë do të pezullohen nga ora 01:00 me orën lokale të shtunën. Operatori finlandez i rrjetit Fingrid tha se kompania ruse Inter RAO po ndalonte furnizimet për shkak të “problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në treg”.

Njoftimi vjen një ditë pasi Finlanda deklaroi se do t’i bashkohet NATO-s.

Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid, ajo do ta kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë.

Finlanda pret që brenda vitit 2023 të jetë në gjendje ta furnizojë veten plotësisht me energji elektrike./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia