close
Bota

Rusia: Finlanda dhe Suedia do të shiheshin si ‘kundërshtarë’ nëse do të anëtarësoheshin në NATO

220124c-001

Finlanda dhe Suedia arritën ditën e djeshme faza të rëndësishme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në NATO.

Duke iu përgjigjur një anëtarësimi të mundshëm të këtyre dy shteteve në NATO, ish-udhëheqësi rus Dmitry Medvedev ka thënë se do të ketë pasoja nëse kjo ndodh.

Duke folur sot në mëngjes, z. Medvedev tha se bisedimet për një rajon Baltik pa armë bërthamore duhet t’i jepet fund, duke shtuar se “ekuilibri duhet të rivendoset”.

Ai tha gjithashtu se kjo do të bënte që Rusia të kishte “më shumë  kundërshtarë të regjistruar zyrtarisht” dhe do të merrte masa në rajon.

Një nga pikat kryesore të pengesave të Rusisë me Ukrainën ishin ambiciet e saj për NATO-n./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia