close
Bota

Rusia fitoi 100 miliardë dollarë nga eksportet e naftës

nafta-1 (1)

Rusia fitoi gati 100 miliardë dollarë nga eksportet e naftës dhe gazit gjatë 100 ditëve të para të luftës në Ukrainë. Një raport i fundit i realizuar nga Qendra e pavarur për Kërkimin për Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA) tregon se të ardhurat e fituara nga Moska vijnë kryesisht nga eksportet e karburanteve fosile.

Të ardhurat kanë rënë që nga marsi, pasi shumë vende iu shmangën furnizimeve ruse, por gjithsesi ato mbeten të larta. BE, SHBA dhe Britania e Madhe janë ndër ato që janë zotuar të shkurtojnë importet ruse.

Por të ardhurat tejkaluan koston e luftës në Ukrainë gjatë 100 ditëve të para. Raporti vë në dukje se Rusia po shpenzon rreth 876 milion dollarë në ditë për pushtimin. Ndërkaq BE po planifikon të ndalojë importet ruse të naftës që vijnë nga deti deri në fund të vitit 2022, gjë që do të shkurtonte importet me dy të tretat. Megjithatë, deri më tani ajo nuk ka qenë në gjendje të binte dakord për një ndalim të plotë. Ndërkohë, SHBA ka shpallur ndalimin e plotë të importeve ruse të naftës, gazit dhe qymyrit. Mbretëria e Bashkuar do të heqë gradualisht importin e naftës ruse deri në fund të vitit.

Raporti i CREA tha se embargoja e planifikuar e BE-së e naftës do të kishte një ndikim të rëndësishëm. Por kjo gjë paralajmëron se sasi të mëdha të naftës së papërpunuar ruse po dërgoheshin tani në Indi, e cila rriti pjesën e saj në eksportet totale të papërpunuara të Rusisë me rreth 18% në maj.

Ekspertët deklarojnë se sanksionet e forta ndaj cisternave që transportojnë naftë ruse do të kufizojnë ndjeshëm hapësirën. Raporti thekson se ndërsa Rusia kërkon tregje të reja për naftë, shumica e saj po transportohet me anije dhe shumica e anijeve të përdorura janë në pronësi të kompanive evropiane dhe amerikane.

Në pamje të parë, ky raport përmban shumë lajme të këqija. Shitjet e energjisë janë ende në fakt duke financuar luftën në Ukrainë, me çmimet e larta që kompensojnë përpjekjet për të ulur kërkesën.

Autorët e raportit presin që një embargo e pjesshme e BE-së ndaj naftës ruse të shkurtojë të ardhurat me rreth 36 miliardë dollarë në vit, për shembull. Megjithatë, embargot duhet të jenë efektive. Që presioni ndaj Rusisë të jetë më efektiv, çështje si këto do të duhet të adresohen.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia