Rusia gjobit kompaninë Google me 370 milionë Dollarë

Moska kundërshton prej kohësh përmbajtjen nga platformat e huaja të teknologjisë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kompania Google u gjobit me 370 milionë Dollarë (21.1 miliardë Rubla) nga një gjykatë ruse me akuzën se nuk ka hequr përmbajtjet që Moska i konsideron të paligjshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve “Interfax”, ndërsa Rusia prej kohësh kundërshton shpërndarjen e materialeve nga platformat e huaja të teknologjisë që bien ndesh me kufizimet e saj. Përplasjet filluan në fillim të vitit, kur Moska grumbulloi në perëndim të vendit forcat e saj të armatosura përpara se ta fillonte sulmin kundër Ukrainës në fund të Shkurtit.

Në fund të vitit të kaluar, Google u gjobit me 7.2 miliardë Rubla për refuzimin për të hequr ose bllokuar përmbajtjet që ishin në shkelje të ligjeve ruse. Llogaria bankare e njësisë së saj ruse është sekuestruar, duke bërë që filiali të deklarojë falimentimin dhe duke e bërë të pamundur pagesën e personelit dhe shërbimeve.

Kompania Google, e cila ka të drejtë të apelojë vendimin, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me email për koment.

Ndërsa rregullatori i komunikimit, Roskomnadzor tha në Qershor se platforma e publikimit të videove, YouTube, që është në pronësi të kompanisë Google, po përhapte qëllimisht informacione të rreme rreth konfliktit në Ukrainë dhe kishte lejuar përmbajtje që nxiste pikëpamje ekstremiste dhe thirrje për fëmijët që të merrnin pjesë në protesta të paautorizuara.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share