close
Bota

Rusia: ”Google” do të përbalet me gjoba për fshirjen e videove nga faqja

106884565-1621346132155-gettyimages-1230721734-AUSTRALIA-GOOGLE

Shërbimi rus për mbikëqyrjen e komunikimit, Roskomnadzor, ka pretenduar të enjten se kompania teknologjike, Google, do të përballet me gjoba për “dështimin sa i përket fshirjes e videove nga faqja, që për Moskën është e paligjshme”.

Mbikëqyrësi rus i komunikimit ka thënë se gjiganti teknologjik do të përballet me gjoba pasi po promovon shërbime, sipas Kremlinit, të rreme, raportoi Reuters të enjten.

“YouTube me videot e postuara është bërë një nga platformat kryesore që përhap falsifikime për rrjedhën e operacioneve speciale ushtarake në territorin e Ukrainës, duke diskredituar Forcat e Armatosura të Federatës Ruse”, ka njoftuar më parë Roskomnadzor.

Sipas këtij shërbimi, deri tani më shumë se 12.000 materiale të tilla të ndaluara mbeten ende në rrjet.

Edhe para pushtimit të Ukrainës, Moska kishte një marrëdhënie komplekse me Google, duke e gjobitur atë në dhjetor me 7.2 miliardë rubla (73 milionë funte), për shkak të mosfshirjes së përmbajtjes që ajo e konsideronte të paligjshme.

YouTube është faqe që operon në kuadër të Googlet që nga nëntori i vitit 2006, kur kompania teknologjike e bleu atë për 1.65 miliardë dollarë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia