close
Bota

Rusia mohon mundësinë e shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm

02e50000-0aff-0242-2567-08da2d1aa8d9_w1023_r1_s

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk e ka në plan të shpallë një mobilizim të përgjithshëm të ushtrisë ruse gjatë fjalimit të tij javën e ardhshme në atë që njihet si “Dita e Fitores”, tha Kremlini të mërkurën më 4 prill.

“Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është e pakuptimtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov duke ju përgjigjur raportimeve të mediave perëndimore se Putini mund të përdorë rastin për të shpallur mobilizimin masiv të rezervistëve, njofton agjencia e lajmeve Interfax.

I pyetur nëse Putini mund t’i shpallte luftë të plotë Ukrainës gjatë fjalimit të tij të hënën ( 9 maj), Peskov u përgjigj: “Jo. Kjo është e pakuptimtë”.

Që kur sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës filloi në fund të shkurtit, Kremlini i është referuar gjithmonë fushatës ushtarake si “operacion special” por jo luftë, raporton agjencia e lajmeve dpa./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia