close
Bota

Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos luani me zjarrin

kalin

Në kërcënimin e fundit drejtuar liderëve perëndimorë, Rusia i ka paralajmëruar ata që të mos ndërmarrin asnjë veprim kundër enklavës ruse të Kaliningradit.

Enklava, e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë në Detin Baltik, ka qenë historikisht pjesë e Polonisë, Prusisë dhe Gjermanisë, derisa u pushtua nga Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore. Që nga ajo kohë ka mbetur nën kontrollin rus.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko u shpreh: “Shpresoj që arsyeja e shëndoshë në Europë nuk do të lejojë nisjen e asnjë lloj lojë rreth Kaliningradit. Mendoj se shumë e kuptojnë se kjo do të ishte të luash me zjarrin.”

Në Shkurt, një deputet rus paralajmëroi se Polonia mund të planifikojë të rimarrë Kaliningradin pasi një gjeneral polak tha zona ishte “nën pushtimin” e rusëve. Megjithatë, siç shkruan Sky News, ka pasur pak shenja që të tregojnë se Perëndimi synon një gjë të tillë./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia