close
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin për “destabilizimin” e Bosnje-Hercegovinës

Screenshot_20220413-201402_Facebook

Ambasada ruse në Sarajevë të mërkurën paralajmëroi se qëndrimi i Perëndimit mund të shkaktojë “destabilizim” në Bosnje e Hercegovinë, një ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi një ligj separatist etnik serb.

Reagimi i Moskës pasqyron tensionet në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, i ndarë tradicionalisht midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe ku Rusia kërkon të zgjerojë ndikimin e saj.

Frika se këto tensione do të përshkallëzoheshin janë rritur që kur Kremlini pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.

I dërguari më i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, i cili mbështetet nga Perëndimi, por nuk njihet nga Moska, pezulloi të martën ligjin e diskutueshëm, që shihet si përpjekje e autoriteteve të entitetit të Republikës Sërpska për të transferuar pronën shtetërore në territorin e tyre./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia