close
Bota

RUSIA PEZULLON MISIONIN NË NATO

RUS

PARALAJMËROHET EDHE DËBIMI NGA MOSKA I MISIONIT TË ALEANCËS

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka njoftuar të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO. Radio Evropa e Lirë citon kryediplomatin rus të ketë saktësuar se operacioni do  ndërpritet nga një nëntori dhe pjesëtarëve të misionit ushtarak të NATO-s në Moskë, të njëjtën ditë, do t’ju merret akredimi.

Ministri i Jashtëm ka lënë të kuptohet se masa ishte përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake. Ai, po ashtu,  bëri të ditur se do të mbyllen edhe se zyrat ndërlidhëse ushtarake dhe ato informacionet të NATO-s, të cilat ndodhen në Moskë.

Pas njoftimit se Rusia do të mbyllte misionin e saj diplomatik në aleancës ushtarake perëndimore, NATO tha të hënën se i ka mbajtur shënim komentet e ministrit të Jashtëm Lavrov, por shtoi se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për çështjet e ngritura.

Një javë më parë NATO akuzoi zyrtarët e dëbuar të misionit rus ishin pjesëtarë të shërbimeve speciale ruse të cilat merren me aktivitete armiqësore  dhe mori vendim të përgjysmojë numrin e ekipit të Moskës në selinë e saj. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë  janë tensionuar dukshëm, ndërsa kontaktet zyrtare janë kufizuar prej se Moska aneksoi gadishullin ukrainas të krimesë më 2014.

Aleanca ushtarake perendimore, po ashtu, është e shqetësuar edhe nga zhvillimi I predhave ruse me mbushje bërthamore, depërtimet në hapësirat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s si dhe fluturimin e aeroplangjuajtësve rusë mbi anijet e aleatëve./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia