Rusia redukton gazin, Gjermania thirrje për kursim të energjisë

Ministri gjerman i Ekonomisë: Ndodhemi me një matje forcash me Putinin

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Problemet në furnizimin me gaz nga Rusia për vendet evropiane po vijojnë. Pas Gjermanisë, Çekia, Sllovakia dhe Austria kanë bërë të ditur se ka parregullsi me furnizimin me gazin rus. Për ministrin gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck kjo nuk është diçka e re, por është pjesë e një praktike që vërehet prej disa javësh.

Ministri gjerman i Ekonomisë thekson se duhet reaguar me mençuri dhe maturi, e megjithatë siç thotë ai nuk duhet harruar se “ndodhemi në një matje forcash me Putinin”.

“E vërteta e hidhur është se Gjermania është ende e varur nga gazi rus”, thotë Habeck, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Habeck u ka bërë thirrje firmave gjermane dhe qytetarëve që të kursejnë energji. Nëse nuk mbushen rezervat mbi mesataren, duhet që në rast emergjence me ligj të vendoset kursimi i gazit. Megjithëse një gjë e tillë nuk është e nevojshme për momentin.

Rusia në fillim të kësaj jave kufizoi furnizimet përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në rreth 40% të kapacitetit të saj, një hap që Moska fajësoi vonesën e pajisjeve të bllokuara në Kanada për mirëmbajtje. Megjithatë për Habeck situata teknike nuk është një argument për këtë vendim.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share