Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexei Zaitsev.
Zaitsev tha për gazetarët të premten se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia nuk përkon me qëllimet e Moskës në pushtimin e Ukrainës..
“[Armët bërthamore] nuk mund të përdoren për realizimin e qëllimeve, që janë përcaktuar në kornizën e operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë”, tha ai./REL