close
Top LajmeVendi

Ruskovska për Zeqirin: Rasti është i pastër, ka dëm 57 milionë denarë!

A35E4084-D825-42BC-B476-173D249B138E

Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë, Vilma Ruskovska në TV 24 ka folur për rastin e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri.

Ruskovska tha se, ai që punon me ndershmëri nuk duhet të ketë frikë nga asnjë funksion.

“Hetimi ka zgjatur disa muaj, inspektorët kanë punuar së bashku me një koleg për mbledhjen e provave. Nuk mendoj se këto janë kalkulime politike, ka prova të mjaftueshme për një krim. Dy ditë para hapjes së hetimeve, njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi. “Dëmi i buxhetit është rreth 57 milionë denarë, gati një milion euro”, tha Ruskovska.

Ajo sqaron se çdo prokurim mbi 400 mijë euro duhet të ketë tender ndërkombëtar, por në këtë rast nuk është kërkuar pëlqimi i Byrosë së Prokurimit Publik.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia