close
Top LajmeVendi

RUSKOVSKA: PRONARI I “BESA TRANS” KA VOZITUR NJËRIN NGA AUTOBUSËT

VAD_0181-2692431-1536×1085

Nga Turqia ishin nisur katër autobusët. Në periudha të ndryshme kanë kaluar kufirin me Bullgarinë, për shkak se një pjesë e udhëtarëve kishin insistuar të shkojnë në shopping.

Ky është shkaku përse konvoji është ndarë dhe ka udhëtuar me 20 minuta vonesë dhe nuk ka pasur kush t`i ofrojë ndihmë autobusit fatkeq me numrin 3 që u dogj tërësisht.

Detajet për prokurorët, rreth udhëtimit të kobshëm, ua ka zbuluar pronari i “Besa Transit” që kishte qenë njëri prej vozitësve të autobusit të dytë, kurse me vete në Turqi e ka pasur edhe familjen.

“Në fakt pronari ka qenë edhe si vozitësi I dytë. Ka thënë se ky autobus ka udhëtura prapa tyre. Do të thotë ata kishin mbërritur në vendkalimin kufitar në Bullgari, pas daljes nga Turqia, kurse këta kanë qenë një ose dy autobusë pas tyre. Atëherë më tha se aid he bashkëshortja kanë qenë në autobusin e dytë, derisa në të katërtin kanë qenë fëmijtë e tij” – ka deklaruar Prokurorja Vilma Ruskovska për Televizionin TELMA.

“E pyeta nëse kanë patur me vete bidonë rezervë dhe karburantë më tha se nuk shansa që kjo të kishte ndodhur” – tha Ruskovska për TELMA.

Pronari i “Besa Transit” është marrë në pyetje bashkë edhe me 8 persona tjerë që lidhen me firmën dhe veprimtarinë e “Besa Transit” dokumentet e të cilëve hetuesit nga RMV-ja ua kanë dërguar kolegëve nga Bullgaria.

Haxhiu ka mohuar se shkaqet e zjarrit ndërlidhen me vozitësit e autobusëve dhe udhëtarët.

Hetuesit bullgar u kanë urdhëruar ekspertëve ta analizojnë trasenë e magjistrales Struma, kurse edhe pas 6 ditëve ana e djtahtë e kësaj rruge vazhdon të jetë e mbyllur.

Në Bullgari sot kanë mbërritur edhe dy ekspertë nga Instituti për Mjekësi Ligjore që tashmë janë pjesë e operacionit për identifikimin përmes ADN-së të viktimave, prej se javën e kaluar përfundoi obduksioni, kurse pritet që deri në fund të javës, trupat e pajetë t`u dorëzohen familjarëve të viktimave.

Derisa Bullgaria po heton shkaqet e aksidentit Prokuroria Publike në vend paralajmëroi hetime voluminoze rreth malverzimeve dhe lëshimeve në punën e “Besa Transit” që është e mbyllur dhe pa licensë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia