close
Vendi

RUSKOVSKA: TË AKUZUARIT KANË BËRË PLAN PËR TË PENGUAR DORËZIMIN E PUSHTETIT

D3E39AEB-8F7F-45D0-B4C0-998A99A961C3

Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, Prokurorja Vilma Ruskovska ka dhënë fjalët përfundimtare për lëndën “organizatorët” e dhunës në Kuvend më 27 Prill të vitit 2017.

Ruskovska ka dorëzuar akuza të ndryshuar dhe ka theksuar se Nikola Gruevski, Trajko Veljanovski, Spiro Ristoski, Mile Janakieski dhe Vladimir Atanasovski kanë bërë planin për cënimin terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë për të parandaluar dorëzimin e qetë të pushtetit, që solli sulmin në Kuvend. Gruevski që në Shkurt 2017 u kishte bërë thirrje qytetarëve “që të mos qëndrojnë në shtëpi” dhe “ta marrin fatin në duart e tyre” – ka thënë Ruskovska.

Ndryshe, në lëndën për akuzat si organizatorë të ngjarjeve më 27 Prill janë ish-Kryeparlamentari Veljanovski, ish-Ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski dhe ish-Drejtori I DSK-së, Vladimir Atanasovski. Sipas akuzës, ata dyshohen për veprën penale cënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Sipas prokurorisë, ata nga ndërtesa partiake e VMRO-DPMNE-së, kanë komanduar veprimin e policisë dhe të sulmuesve.

Në procesin paraprak gjyqësor për dhunën në Kuvend, ishin dënuar 16 persona me dënime me burg mbi 10 vite, respektivisht gjithsejt 211 vite burg për veprën penale cënim terrorist të rendit shtetëror.

12 të akuzuar, në mesin e të cilëve edhe deputetë të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Lupço Dimovski dhe Aluben Arnaudov fituan amnisti. Një pjesë e tyre më vonë votuan për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia