close
Sport

RUSSELL WESTBROOK: “JAM INFEKTUAR ME COVID-19”

Russell Westbrook nba

Jam infektuar me Covid-19”. Ka qenë ky njoftimi i papritur që ka dhënë përmes rrjeteve sociale ylli i NBA-së dhe Houston Rockets, Russell Westbrook. Lojtari nuk ishte nisur për në Orlando, ku do të zhvillohet faza finale e sezonit 2019-2020, ndërprerë që në mars për shkak të koronavirus.

Një lajm që ka tronditur mjaft NBA-në, që sapo kishte nisur të ambientohej me sistemin e ri të grumbullimit të ekipeve. “Kam rezultuar pozitiv me koronavirus para se të nisesha për në Orlando. Ndihem mirë, jam në karantinë dhe mezi pres t’i bashkohem skuadrës”, tha Russell Westbrook, MVP i NBA-së në vitin 2017 më Oklahoma.

Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në këto momente e më kanë qëndruar pranë. Ju lutem, merreni seriozisht këtë virus, qëndroni të sigurtë dhe mbani maskën”, shkruan Westbrook. Nuk është nisur për në Orlando as James Harden, por për këtë të fundit nuk ka asnjë informacion./Agjencitë

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia