close
Ekonomi

SA SHFRYTËZOHEN SUBVENCIONET PËR BUJQIT?

Bujqit kërkojnë kushte për të punuar


Problemet e blektorëve, subvencionet, masat që duhet të ndërmerr shteti për lehtësimin e punës së tyre dhe shumë çështje të tjera janë diskutuar në emisionin Arti i Financës. Bashkëbiseduesit në këtë emision apeluan deri tek bujqit që t’i shfrytëzojnë mjetet e ndara nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

Krahasimi mes programit IPARD 1 dhe IPARD 2 është shumë i madh nëse shohim mjetet që janë shfrytëzuar nga këto dy fonde evropiane për bujqit. Kështu u shpreh Zv. Drejtori në Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami në emisionin “Arti i financës” në Klan Maqedoni. Sipas tij nga programi IPARD 1 janë shfrytëzuar vetëm 16 % e mjeteve ndërsa nga IPARD 2 janë shfrytëzuar mbi 42 % e fondeve pa llogaritur aplikimet për masën 7 ku interesimi ishte tre herë më i madh.

“Krahasimi mes IPARD 1 dhe IPARD 2 është i madh. Për IPARD 1 janë shfrytëzuar vetëm 16% të fondeve nga BE-ja. Nga aplikantët dhe ndihma e fituar nga këto fonde mund të thuhet se bujqit shkojnë në kahje pozitive, fermerët dhe kompanitë e bujqësisë po i thithin këto fonde evropiane. Masa 7 mbaroi në dhjetor 2019 dhe akoma nuk i kemi rezultatet sepse aplikacionet po punohen. Interesimi është shumë i madh. Kishim në dispozicion 16 milionë euro për masën shtatë, ndërsa kemi aplikacione për 46 milionë euro, pra tre herë më shumë. Për herë të parë ka interes aq të madh. Pra është thyer tabuja se fondet evropiane janë vetëm në letra”, ka deklaruar Selami.

Nga partia opozitare Alenca për Shqiptarët akuzuan se mjetët destinohen në rajonet lindore, sipas tyre shumë pak i shfrytëzojnë bujqit e Pollogut.

Nga shoqata e farmereve thonë se bujqëve ju duhen kushte për të punuar, dhe inspektin në terren nga ana ekspertëve.

“Nëpërmjet programit IPARD 2 i cili për fermerët e Maqedonisë është i kapshëm që nga viti 2014 deri në vitin 2020, në dispozicion janë gjithsej 80 milionë euro, nga të cilat 60 milionë janë para evropiane dhe 20 milionë nga buxheti i shtetit.”-deklaroi Memet Sinani- Nënkryetar i Federatës së Fermereve. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia