close
Rajoni

“SADAKU” I DITËVE TË VËSHTIRA

Screenshot_6

Ka 9 vjet që shërben në FSK. Kujtim Krasniqi është trajner i qenit Sadak i cili njihet në mbarë opinionin shqiptar për sinjalizimin e viktimave nën rrënoja pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri. Ata qëndruan tri ditë radhazi në Thumanë.

Ndërsa këtu është vendqëndrimi i tij,  derisa respektohen rregullat strikte. Afër tij është edhe Allë.

Në kazerëm ushtarake në Pomozotin Kujtimi kujdeset që cdo mëngjes ta dërgoj qenin Sadak në rrënojat e improvizuara për ushtrimet e tyre të përditshme.

Për qenin ka edhe ndëshkime dhe shpërblime.

Krasniqi për këtë punë që e bën  fillimisht kishte përfunduar trajnimet në Turqi për tre muaj radhazi.

Qeni Sadak  është donacion nga shteti turk. Që nga qershori i vitit 2015 kur ka ardhur në Kosovë Krasniqi merret ekskluzivisht me të.

Krasniqi nuk shkon askund pa e pasur me vete edhe qantën e ndihmës së parë për qenin.

Ai bashkë me ushtarët e tjerë të FSK-së kanë pasur edhe trajnime të tjera të kohpaskoshme në Kosovë.

Ushtria e Kosovës posedon tre qen në njësinë e kërkim shpëtimit dhe një në atë të deminimit. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia