„Safari beach“: Nesër fillon „Pro Beach Soccer – Ulqin 2022“

Klan Maqedoni përfaqëson  Maqedoninë e Veriut  

Turneu i dytë ndërkombëtar i gazetarëve sportivë në futboll në rërë “Montenegro Pro BeacSoccer – Ulqin 2022” do të mbahet nga data 9 deri më 11 qershor në plazhin “Safari beach” në Plazhin e Madh.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

 Ngjarja do të bashkojë mbi 70 gazetarë sportivë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Maqedoninë e Veriut në edicionin e dytë të turneut ndërkombëtar të futbollit në rërë “Montenegro Pro Beach Soccer – Ulqini 2022”, do ta prezantojë ekipi me gazetar të Televizionit Kombëtarë Klan Maqedoni

Të premten në kuadër të këtij eventi do të organizohet një tryezë e rrumbullakët në “Pallatin Venecia” në Kala, me temën “Futbolli në rërë si disiplinë e preferuar në mbarë botën”.

Organizatorë të turneut “Pro Beach Soccer” janë Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share