Salah rinovon kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2025

Mohamad Salah ka nënshkruar kontratë të re me Liverpool.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Salah ka nënshkruar një kontratë trevjeçare që do ta mbajë atë në “Anfield” deri në vitin 2025.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kontrata e tij aktuale do të skadonte verën e ardhshme.

Për marrëveshjen e tij të re, Salah tha: “Ndihem mirë dhe jam i emocionuar për të fituar trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë”.

“Mendoj se më është nevojitur pak kohë për ta rinovuar kontratën, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne vetëm duhet të përqendrohemi në atë që vjen më pas”.

Egjiptiani ka luajtur për Liverpool që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Roma.

Që atëherë ai është bërë një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar Premier League, FA Cup, League Cup dhe Champions League, si dhe Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube.

Në total, ai ka bërë 254 paraqitje për Liverpoolin, duke shënuar 156 gola.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share