close
Top LajmeVendi

Sali dhe Dehari takim pune për projektin e spitalit të ri në Kërçovë (FOTO)

279932084_362951619195060_7830120123131192531_n

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot ishte në vizitë pune në Komunën e Kërçovës, ku e ka takuar edhe kryetarin e Komunës z.Fatmir Dehari.

“Diskutuam për sfidat me të cilat përballemi në kuadër të projektit për ndërtimin e spitalit të ri në Kërçovë dhe për mundësitë e tejkalimit të tyre. Menjëherë pas takimit, së bashku me kryetarin Dehari, e vizituam objektin e ri të spitalit të Kërçovës, ku e konstatuam gjendjen aktuale në terren”, deklaroi ministri Sali, duke shtuar se në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në sfidat e identifikuara dhe tejkalimin e tyre në interes të përparimit të shërbimeve shëndetësore për kërçovarët. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia