Sali: Lëshohen në përdorim dy aparate EHO në spitalin e Tetovës në vlerë prej 160 mijë euro

Ministri i Shëndetësisë Beki Sali përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se bashkë me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Tetovës  Amir Elezi, lëshuan në përdorim dy aparate EHO, në vlerë prej 160.000 eurosh, që do të jenë në shërbim të këtij spitali dhe, natyrisht, për të mirën e përgjithshme të pacientëve të zonës së Pollogut.

Në këtë mënyrë lehtësohet dukshëm puna e mjekëve, shkurtohet koha e pritjes dhe, përfundimisht, ngrihet cilësia e shëndetit.
Ashtu siç e kemi thënë gjithnjë, për ne mbi të gjitha është shëndeti i pacientëve dhe mirëqenia e tyre, andaj ndjehem mirë që kemi mundësi të ndihmojmë edhe në këtë mënyrë për shëndetin e tyre ka shkruar Sali, përcjell KlanM.
Sali gjithashtu ka njoftuar se  bashkë me drejtorin, Amir Elezi, kanë bërë inspektimin e punimeve për meremetimin e çatisë së objektit të Dermatologjisë dhe Mjekësisë Fizikale, që është një investim këmbëngulës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Meremetimi i objekteve aktuale shëndetësore, ndërtimi i objekteve të reja dhe pajisja e tyre me aparaturë më bashkëkohore është ndër prioritetet e tona në drejtimin e kësaj ministrie dhe unë kam kënaqësi që në këtë drejtim punët na ecin mbarë edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës. Ne duhet ta bëjmë punën në mënyrën më të mirë, që edhe pas nesh të tjerët të përfitojnë prej këtyre përpjekjeve, deklaroi Sali./KlanMacedonia/
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share