close
Vendi

Sali: Trajtimi i ndotjes së ajrit, luftë e përbashkët e të gjithë faktorëve në shoqëri

277774467_138070945410416_4275550273755934133_n
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot mori pjesë në panelin “Rinia dhe ndotja e ajrit”, që ishte e organizuar nga MladiHub – Zyra e Presidentit të Shtetit, Stevo Pendarovski. Në këtë panel mes tjerash u diskutua për trajtimin e ndotjes së ajrit dhe ndikim e të rrinjëve si faktorë mjaft i rëndësishëm për të luftuar këtë betejë. Githashtu ministri i Shëndetësisë ka theksuar se mjekët e rinj kanë rol të veçantë në këshillimin e pacientëve për masat mbrojtëse nga kjo dukuri. Në këtë panel diskutimi pjesmarrës ishte edhe numri një i vedit Presidenti Stevo Pendarovski.
Trajtimi i ndotjes së ajrit është luftë e përbashkët e të gjithë faktorëve në shoqëri dhe të rinjtë janë forcë shtytëse në këtë betejë. Këtë e theksova sot në fjalimin përshëndetës në panelin e titulluar “Rinia dhe ndotja e ajrit”, që ishte organizuar nga MladiHub – Zyra e Presidentit të Shtetit, Stevo Pendarovski.
Mjekët e rinj kanë rol të veçantë në këshillimin e pacientëve për masat që duhet t’i ndërmarrin për mbrojtje, duke qenë se kjo çështje na prekë të gjithëve, por veçanërisht grupet e pambrojtura, si të sëmurët kronikë, personat me sëmundje të zemrës dhe mushkërive, të moshuarit, shtatzënat, gratë dhe fëmijët. Për këtë arsye, ndaj këtij problemi nevojitet një qasje shumë sistematike.
Efektet në shëndet reflektohen para së gjithash në sistemin e frymëmarrjes, andaj nga aspekti i sistemit shëndetësor fokusi është në mbrojtjen e sistemit të mushkërive. Për këtë arsye ngjarjet e tilla janë një mundësi e shkëlqyer që të fokusohemi në rëndësinë e parandalimit.
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia