close
Vendi

SAMI LUTA: I LIRË, POR I ZHGËNJYER NGA DREJTËSIA

E1C60FF7-8556-48AB-A47B-CA7E77EB7F9F

“JEMI TË TRADHËTUAR, DUHET TË GJITHË TË LIROHESHIN”


Duhej t’I gëzohej lirisë pas shumë peripecive të kaluara nëpër burgje e gjykata vite me rradhë, I liruari nga akuza Sami Luta sot nuk mund të përjetojë aspak gëzim. Në shtëpinë e Lutës nuk kishte aspak atmosferë festive, ai thotë se pavarësisht faktit që ai ndodhet pranë familjarëve, nuk e bën aspak të lumtur fakti që të akuzuarit e tjerë janë transferuar në hapësira të tjera dhe nuk kanë arritur të zhvishen nga akuzat, pas çka sot edhe u dënuan.  Për të vendimi I gjykatës vazhdon të mos jetë I drejtë.

SAMI LUTA, I LIRUAR NGA AKUZA

“Gëzim kjo liri nuk është e kompletume, është  vetëm për një pjesë që ishim të akuzuar, personalisht për mua. Dallimi me këtë është kjo ndjenjë, kjo padrejtësi që u bë edhe ditëne  sodit. Edeh para tetë vitesh është e njejta dhimbje, e njejta padrejtësi. Dallimi prej atëherë është se që e kam përjetuar atë dhimbje kam qenë I mbyllur, tash të njejtën dhimbje e përjetoj, porn ë liri. Nuk e di si ti them kësaj gëzim. Kemi pritur më shumë prej kësaj gjykate, pritëm të vije e vërteta, luftojshim për të marrë të vërtetën jo për ta marrë vetëm një liri. E vërteta ende nuk është zbardhur”.

Ai tha rrugëtimi I tij nuk ka përfunduar këtu, do të vazhdoj edhe më tej të solidarizohet me të akuzuarit e tjerë, për të cilët shprehet I bindur se janë të pafajshëm. Paralajmëroi pjesmarrje nëpër protestat e paralajmëruara deri sa e drejta të gjejë vendin e saj.

SAMI LUTA, I LIRUAR NGA AKUZA

“Jemi të tradhëtuar kemi prit me u zbardh rasti. Është desht krejt mu liru…. Kemi prit lirim të të gjithëve…Jemi solidarizu edhe me familjarët e viktimave por nuk na është mundësuar asnjëherë që tu japim ngushllime, pasi kishin shumë manipulime prej anash, prej partisë që ishte më herë në pushtet…..nuk na është mundësu rasti edhe njëherë, ata janë shumë të mnipuluar e kanë të vështirë, kanë humbur fëmijët e tyre është rast tragjik, por nuk jemi ne që na akuzojnë, është dikush tjetër, flas edhe për të akuzuarit e tjerë, s’besoj, ska shans të jetë e vërtetë ajo që e tha sot gjykata  ”

Dëshira e Samiut mbetet që drejtësia të gjej vendin dhe dënimin ta marrin vetëm ata që vërtetë e kanë kryer veprën. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia