close
Top LajmeVendi

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR: MBETEN PREMTIMET PËR ZGJERIM – POR PA GARANCI

BE BP1

FON DER LEJEN: BE-ja DHE BALLKANI PERËNDIMOR JANË NJË FAMILJE E MADHE

 

Liderët evropianë dhe ballkanik sot u ulën në tryezë të përbashkët në bisedime për zhvillimin e rajonit drejt standardeve evropiane dhe investimeve për rimëkëmbje ekonomike pas krizës korona. Në mesin e qëllimeve të takimit, siç numëroi komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelji është edhe përgjegjëisa që BE-ja duhet ta mbajë dhe të fillojë negociata aderuese më Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, por edhe të mundësojë liberalizim të vizave për Kosovën dhe vazhdim të procesit me Serbinë. Për Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lejen, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor janë një familje e madhe me vlera dhe fat të njëjt ë.

 

Paraprinë hezitime, por sipas mesazheve në fund të samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Slloveni, zgjerimi mbetet në fjalorin e organizatës, me mbështetje të shumicës, por pa afate dhe çfarëdoqoftë garanci.

URSULA FON DER LEJEN, KRYETARE E KOMISIONIT EVROPIAN

“Shumica e liderëve e shprehën mbështetjen e tyre për zgjerimin, kryesisht duke vënë në dukje që të shkohet më tej në procesin me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, madje edhe ata më skeptikët. Unë jam e vetëdijshme për faktin se mbetet të zgjidhen çështjet dypalëshe në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, unë jam e bindur se do të gjejmë zgjidhje.”

Çështje dypalëshe mbeten edhe në mes të të tjerëve në rajon, kontesti kufitar në mes Serbisë dhe Kosovës, kontesti gjuhësor në mes Beogradit dhe  Zagrebit, çështjet e brendshme në Bosnjë dhe Hervegovinë. Pikërisht për këtë arsye BE-ja përmes dialogut dhe  investimeve do t’i ndihmojë rajonit në rrugën drejt anëtarësmit.

SHARL MISHEL, KËSHILLI EVROPIAN

“Unë garantoj se veglat që i përmendëm sot janë shumë të dobishme, e ndjejmë rëndësinë të veprojmë për prioritetet, vlerat, reformat, investimet kryesore. Gjithashtu edhe rëndësinë për zgjidhjen e kontesteve, ne jemi shumë aktivë, në ditët dhe në orët e fundit, që të ndihmojmë dhe të sigurojmë mbështetje që të ketë përparim.”

Ajo që është e rëndëishme për gjithë rajonin janë 30 miliardë euro, plan investues evropian nga viti i kaluar, i cili tani fillon të realizohet, për rimëkëmbje ekonomike pas krizës Covid. Përfaqësuesit evropianë premtojnë se ai do të sigurojë lidhje më të mira, digjitalizim dhe tranzicion drejt energjive më të pastra. “Kjo do të bëjë dallim real”, u thanë liderët evropianë vendeve fqinje ballkanike./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia