close
RajoniVendi

SAMITI DIGJITAL I EKONOMIVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

digital

NË FOKUS PËRMIRËSIMI I INFRASTRUKTURËS DIGJITALE

Përmes Samitit Digjital synohet transformimi digjital i shërbimeve qeveritare si dhe liberalizimi I të dhenave Brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor, samiti pritet të mbahet në Podgoricë pas një udhetimi në vitin 2018 në Shkup, Beograd e Tiranë.

 

Ekspertja e komunikimit Pranvera Kastrati nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka theksuar se në fokus të Samitit Digjital në Podgoricë, do të jetë qytetari dhe qasja më e lehtë në shërbime online.

PRANVERA KASTRATI, EKSPERTE E KOMUNIKIMIT, RCC

07.53-Mjafton të ju jap vetëm një shifër për të kuptuiar se sa e rëndësihme është kjo për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka të krijuar portalin “E-Albania” dhe 90% e shërbimeve janë krejtësisht online. Duke pasur parasysh që kjo për qytetarin do të thotë vetëm disa sekonda dhe jo pritje në zyra dhe e marin nëpërmjet një firme digjitale 08.47-ajo që ne në Këshillin Bashkimit Rajonal  jemi duke bërë është të shikojmë se si këto shërbime mund të njiohen në mënyrë automatike nga vendet e tjera.

Liberalizimi I informacioneve si dhe njohja e firmave digjitale sipas Kastratit është esencialja e diskutimit në këtë Samit me qëllim që qytetarët e Ballkanit Përëndimor të kryejnë shërbimet në mënyrë transparante , pa kosto shtesë.

PRANVERA KASTRATI, EKSPERTE E KOMUNIKIMIT, RCC

09.24- Në momentin që ai do ti dërgojë këto dokumenta me firmën digjitale vendi tjetër nuk do të kërkojë më që t`i dërgoj në “hardcopy” apo të printuara, por do ti pranoj ato në mënyrë automatike sepse do të njohi firmën digjitale të lëshuar nga autoritetet dhe ajo që ne po bëjmë në Këshillin Bashkimit Rajonal.

Në Samitin Digjital I cili do të mbahet nga 10-13 Tetori në Podgoricë, qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë duke punuar për një deklaratë të përbashkët për shkembimin e lirë të të dhënave dhe përafrim legjislacioni, rrjetëzim dhe krijim të infrastrukturës për aftësim digjital të qytetarëve dhe sektorëve të ndryshëm./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia