close
Bota

SAMITI I BE-së: KËRCËNIME PËR TURQINË, SANKSIONE BJELLORUSISË

53675B0B-D6F1-41D2-A2D5-C24298243225

Liderët e BE-së në takimin e së Premtes në Bruksel kanë kërcënuar Turqinë “me të gjitha mjetet në dispozicion”, nëse nuk ndalet së cënuari sovranitetin detar të Greqisë dhe Qipros – transmetojnë agjencitë e lajmeve.  

Pas një debati të nxehtë, sic kanë thënë zyrtarët, I kanë ofruar Ankarasë lidhje më të mira tregtare nëse dakordohet për këtë gjë. Njëkohësisht BE-ja ka konfirmuar sanksionet për zyrtarët e Bjellorusisë për shkak të zgjedhjeve jo të drejta dhe dhunës ndaj demostruesve.

Shkaku I debatit të nxehtë, sic thuhet, ka qenë kërkesa e Qipros që sanksionet ndaj Bjellorusisë të marrin “dritën jeshile” vetëm nëse të njëjtat miratohen edhe për Turqinë.  

Më në fund arrihet dakordi, edhe pse Franca dhe disa anëtare të BE-së ishin për masa të ashpra ndaj Ankarasë, derisa Gjermania ka kërkuar që Ankarasë t`I jepet edhe një shans që të ndalojë veprimet agresive.

Thuhet se për shkak se NATO-ja fuqimisht ishte angazhuar në kontestin mes dy vendeve anëtare të Aleancës dhe në situatën kur Uashingtoni kishte vendosur ta përforcohë bazën ushtarake në Kretë, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka vendosur që të ruajë rrugët e dialogut me BE-në.

Në debatin për Turqinë është diskutuar edhe situata Armeni – Azerbejxhan ku zyrtarët kanë vlerësuar që luftimet duhet të ndalojnë, derisa Ankaraja është kritikuar për implikime në ndihmat për Azerbejxhanin. Sic është thënë, evropianët kanë dëshmi se luftëtarë nga Siria janë transferuar në rajonin e Nagorno-Karabakut si përkrahje të operacioneve azerbejxhanase.

Liderët e BE-së kanë dënuar, sic kanë thënë, tentimet për helmimin e opozitarit rus Navalni, duke u bërë thirrje autoriteteve ruse të bashkëpunojnë me Organizatën për ndalimin e armëve kimike, me qëllim që të sigurohet hetim ndërkombëtar I paanshëm./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia