close
Top LajmeVendi

SAMITI I NATO-s: KONSULTIMET E FUNDIT TË KREUT TË SHTETIT

Screenshot_8

Dimitrov: Do të jetë joserioze të mos zgjedhim ambasador deri në samitin e NATO-s


Deri në Samitin e NATO-s në Londër, më 3 dhe 4 dhjetor, do të bëhen të ditur ambasadori dhe përfaqësuesi i ri ushtarak i Maqedonisë së Veriut në Aleancë, paralajmëruan sot ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska dhe shefi i diplomacisë Nikola Dimitrov, pas takimit me shefin e zyrës së NATO-s në vend, Zoran Jankoviq. Mesazhet përpara samitit janë se vendi edhe në aspekt të sigurisë edhe në atë diplomatik është i gatshëm për anëtarësim të plotë në aleancë.

Në ditët e ardhshme do të dihet emri i përfaqësuesit të ri ushtarak i Maqedonisë së Veriut në NATO. Këtë e pohoi sot ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska. Sheqerinska është e bindur se deri në samitin në Londër do të zgjedhë përfaqësues ushtarak, këtë e ka konfirmuar në takimin e djeshëm më presidentin Pendarovski.

“Pres dhe jam e sigurt në bazë të takimit tonë me presidentin se deri në samitin në Londër do të kemi përfaqësues ushtarak në NATO, dhe ky është mesazhi i seriozitetit që ia dërgojmë Aleancës. Misionet tona, edhe diplomatike edhe mbrojtëse, përforcohen dhe deri në fund të vitit presim që të kemi hapësira për ndërtesën e re, ndërsa njerëzit tonë të na përfaqësojnë më së miri.” –tha Radmila Sheqerinska, ministre e Mbrotjes.

Përveç pozicionit përfaqësues ushtarak në NATO për momentin është i lirë edhe pozicioni i ambasadorit. Sipas ministrit të punëve të jashtme Nikola Dimitrov është joserioze dhe e papërgjegjshme që anëtarësimi me të drejta të plota në aleancë të pritet pa ambasador dhe me këtë i dërgojmë sinjal të keq aleancës.

“Do të jetë sinjal jashtëzakonisht i keq nëse anëtarësimin me të drejta të plota e presim me ushtrues detyre, kështu që këtë çështje duhet ta përfundojmë këtyre ditëve dhe përgjegjësia e të gjithë aktorëve politikë është e madhe. Kuptohet që do ta përfundojmë këtë çështje, kemi kaluar male shumë të mëdha që të arrijmë deri këtu, këtë sigurisht që do ta bëjmë.” –deklaroi Nikola Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

Shefi i zyrës së NATO-s në vend Zoran Jankoviq shprehu bindjen se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ulet në tavolinë me vendet tjera anëtare të aleancës.

“Jam i bindur se jemi të gatshëm edhe për hapat e rradhës, ne të gjithë punojmë fort për realizimin e të gjitha programeve që vinë pas anëtarësimit me të drejta të plota në aleancë. Për momentin së bashku me ministrat dhe ushtrinë jemi të fokusuar në integrimin e plotë në NATO.” –shprehet Zoran Jankoviq, shef i Zyrës së NATO-s në RMV.

Anëtarësimi i plotë tani varet vetëm nga ratifikimi i protokollit për anëtarësim në Spanjë. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin e djeshëm me gazetarë theksoi se pret që ratifikimi në Spanjë të kalojë para shpërbërjes së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, dhe me këtë do të shmanget nevoja nga thirrja e jashtëzakonshme e kuvendit pas caktimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia