close
Top LajmeVendi

Sanksionohen 202 vozitës në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë

auto_policia-e-maqedonise-780×4391621415750

Ministria e Brendshme dje (05.04.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 202 masa, nga të cilat 46 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 16 sanksione për mosdhënie të përparësisë së këmbësorëve.

Janë vendosur tetë masa për përdorim të celularit, 11 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, tre masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë për automjete të paregjistruara, 73 për parkim të paligjshëm…

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB/ transmeton KlanMacedonia.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia