close
Vendi

SANKSIONOHEN 205 SHOFERË NË ÇAIR, SINGJELIQ DHE SARAJ

mvr-logo2

Dje (08.12.2021) në periudhën nga ora 06:00 deri më ora 16:00 është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në pjesën e trafikut në qytetin e Shkupit edhe atë në komunën e Çairit, lagjen Singjeliq dhe në komunën e Sarajit.
Në periudhën nga ora 06:00 der më ora 09:00 në komunën e Çairit gjithsej janë sanksionuar 70 pjesëmarrës në trafik, prej të cilëve dymbëdhjetë kanë drejtuar automjetet pa patentë shofer, dy automjete me regjistrim të skaduar, nëntëmbdhjetë shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit…
Në periudhën nga ora 09:00 deri më ora 12:00 në lagjen Singjeliq janë sanksionuar gjithsej dyzet e dy pjesëmarrës në trafik, prej të cilëve trembëdhjetë kanë drejtuar automjetet pa patentë shofer, katër me regjistrim të skaduar të automjetit…
Nga ora 12:00 deri më ora 16:00 në komunën Saraj janë sankionuar gjithsej nëntëdhjetë e tre pjesëmarrës në trafik, prej të cilëve shtatëmbëdhjetë kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shofer, katër me regjistrim të skaduar të automjetit, njëzet e dy me shpejtësi më të madhe nga e lejuara…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia