Sanksionohen 295 shoferë për tejkalim të shpejtësisë dhe 103 nën ndikimin e alkoolit

PROPOZOHEN DËNIME MË TË ASHPRA PËR SHKELËSIT E RREGULLAVE TË TRAFIKUT

Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me aksione të përforcuara të kontrollit për sanksionimin e automjeteve që nuk respektojnë rregullat e trafikut. Vetëm gjatë ditës së djeshme, në gjithë territorin e vendit, janë sanksionuar 295 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga ajo që është e lejuar, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Prej tyre 14 automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një automjet ka qarkulluar me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Me këtë, 194 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 101 jashtë vendbanimit” – thonë nga MPB.

Gjatë aksionit të zbatuar, policia po ashtu ka hasur edhe në një numër të madh të shoferëve të cilët kanë drejtuar automjetet në ndikim të alkoolit.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme, në periudhën prej orës 22:00 deri në 04:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është zbatuar aksion i përforcuar i kontrollit për sanksionim të shoferëve që drejtojnë automjete nën ndikim të alkoolit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 103 shoferë. Prej tyre 24 në territorin e SPB Manastir, 23 në territorin e SPB Strumicë” – thonë nga MPB.

MPB paralajmëron se aksionet e tilla do të vazhdojnë ndërsa, u bëri thirrje gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat e trafikut.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka propozuar ndryshime të reja ligjore në Kodin Penal me të cilat ashpërsohen dënimet për shkelje të rregullave në trafik. Si pjesë e këtyre ndryshime,

Vepra e re penale “Drejtim i pamatur me automjetin” që propozohet në Kodin Penal, parasheh që për tejkalim në vijë të plotë, vozitje nën ndikim të alkoolit, nën ndikim të drogave, vozitje në korsi të kundërt dhe mbi 70 kilometra më shpejtë se shpejtësia maksimale e lejuar, të ketë dënime me burg deri në tre vite. Me këtë, eliminohet kushti që dënimi me burg të vlejë nëse ka pasojë lëndim të rëndë trupor apo vdekje. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share