close
KultureVendi

“SARAJ FEST”: NË KUSHTE TË COVID-19 VAZHDON TRADITA

download

Për të dhjetin vit me rradhë ne sheshin e Sarajit u mbajt Festivali Ndërkombëtar “Saraj Fest”, ndryshe nga herët e kaluara këtë vit është mbajtur vetëm një ditë për shkak të pandemisë dhe morën pjesë vetëm shoqëri kulturore nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Me maska, doreza dhe distancë u shënua viti jubilar I Festivalit Ndërkombëtar “Saraj Fest”. Kryetari I Shoqërisë Kulturore Artistike “Dërveni” Hazbi Shaipi për Klan M theksoi që këtë festival e ka mbajtur gjallë vullneti dhe dëshira për të prezantuar artin dhe kulturën në trevat tona.

Shqiptarët ndër vite përmes valleve dhe këngës kanë kultivuar artin dhe traditën shekullore, kështu u shpreh Kryetari I Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Përkrahje institucionale këti festivali I është dhënë edhe nga Ministria e Kulturës.

Mysafir nderi në këtë festival ishte edhe këngëtari I mirënjohur Mahmut Ferati.

Në fund të këti organizimi u ndanë mirënjohje për të gjithë shoqëritë kulturore pjesmarëse. Ndryshe Festivali “Saraj Fest” këtë vit shënoi jubileun dhjetëvjecar./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia