close
Rajoni

SARAJEVË: DHJETË VJET BURG PËR GJENOCIDIN NË SREBRENICË

0E15BFAB-93EF-487B-8FA9-E17BB122752A

DËNOHET ISH-OFICERI I USHTRISË SERBE


Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës  ka dënuar këtë të premte me dhjetë vjet burgim ish-oficerin e Ushtrisë së Republika Serpskës, Sreqko Aqimoviq për ‘veprën penale gjenocid’ mbi boshnjakët në qytetin e Srebrenicës në vitin 1995.

Sikurse njofton Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar aktakuzës, Aqimoviq u gjet fajtor për shkak se gjatë kohës së ‘sulmit gjerësisht të hapur dhe sistematik’ të forcave ushtarako-policore  kundër boshnjakëve në zonën nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara, kishte ndihmuar që boshnjakët  të ‘shfarosen pjesërisht si komunitet kombëtar, fetar dhe etnik’, duke ndihmuar  vrasjen e burrave boshnjakë.

Forcat e Ushtrisë së Republika Serpskës hynë në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995 me ç’rast, sipas Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, kryen gjenocid mbi mëse tetë mijë burra e fëmijë.

Gjykata Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë si dhe gjykatat vendore kanë dënuar 46 persona me rreth 700 vjet burgim, krahas katër dënimeve me burgim të përjetshëmm për gjenocidin e kryer në zonën atëbotë të mbrojtur nga Kombet e Bashkuara./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia