close
Rajoni

SARAJEVË: PËRKUJTOHEN VIKTIMAT E LUFTËS

komemoracija_markale_05022019

Bogiçeviq fajëson regjimin e Milosheviqit


Kryeqyteti i Bosnjë Hercegovinës, Sarajeva, ka përkujtuar këtë të martë viktimat e luftës katërvjeçare dhe 25 vjetorin e vrasjes së 68 qytetarëve në një treg të kryeqytetit boshnjak. Me këtë rast anëtari i Presidencës së ish-Jugosllavisë, me prejardhje serbe, Bogiq Bogiçeviq, ka deklaruar se rrethimi i Sarajevës nga regjimi i Milosheviqit, që zgjati plotë 1425 ditë është një ndër më të gjatët në historinë e luftërave moderne.

Ish-anëtari i Kryesisë së Jugosllavisë, në vitetet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, Bogiq Bogiçeviq, ka thënë në një mbledhje në kujtim të viktimave të luftës në Bosnjë, se kryefajtorë për gjakderdhjen në këtë vend kanë qenë regjimi i Slobodan Milosheviqit dhe ushtria jugosllave.

‘Ata, në emër të të cilëve u kryen krimet, të cilët duhet të përballen me të kaluarën e tyre, të cilët duhet të pendohen dhe të luten për t’i falur, pa amnistuar kriminelët që duhet të përjetojnë katarsën që mungon, duhet ta dinë se duke u penduar askush nuk përçmohet dhe se mburrja e popullit nuk mund të ndërtohet mbi gënjeshtra,’- tha të martën në Sarajevë, Bogiq Bogiçeviq, një kundërshtar parimor i politikës së Milosheviqit, jo vetëm ndaj Bosnjës, por edhe Kosovës.

Rrjedhimisht, raportohet se rreth 250 mijë veta humbën jetën dhe miliona të tjerë u zhvendosën gjatë luftrave që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Sllobodan Millosheviqi është fajësuar për nxitjen e pjesës më të madhe të urretjes që çoi në konfliktin më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia